Sot 725 raste të reja, gjithsej mbi 100 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.342 testime për coronavirus, ndërsa 725 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-274, Prilep - 79, Kavadar - 55, Tetovë - 39, Kumanovë - 34, Ohër - 29, Gjevgjeli - 26, Negotinë - 25, Veles - 24, Shtip -20, Gostivar - 18, Manastir - 16, Strumicë - 13, Koçan - 12, Struga dhe Kriva Pallanka - nga 11 secili qytet, Bogdanci - 6, Krusheva - 5, Resnja - 4, Sveti Nikola, Delçeva, Probishtip, Vinica, Valandovë, Kratovë dhe Demir Kapija - nga 3 secili qytet, Kërçovë - 2, Berovë - 1.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 13 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publi ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 100.632, prej të cilëve 90. 311 janë shëruar, ndërsa 3.098 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 shkurt) është 7.223./Telegrafi/


