Please enter at least 3 characters.

Sot 4 viktima dhe 219 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2021/08/Coronavirus-1-scaled.jpg

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.713 testime për coronavirus, ndërsa 219 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-65, Tetovë-65, Kumanovë-20, Gostivar-19, Strumicë - 7, Kërçovë - 6, Manastir, Strugë, Berovë dhe Vinica - nga 4, Prilep dhe Kocani - nga 3, Veles, Kavadari, Shtip, Radovish dhe Dibër - 2 nga, Ohër, Resnjë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod dhe Pehçevë - nga 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë katër pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 30 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.926, prej të cilëe 150.470 janë shëruar, ndërsa 5.501 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 gusht) është 955./Telegrafi/