Sot 25 viktima dhe 1.056 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 3.728 teste, ndërsa janë regjistruar 1.056 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup - 590, Manastir - 57, Prilep - 42, Veles - 36, Kavadar - 35, Kumanovë - 34, Ohër - 30, Tetovë - 28, Strumicë - 21, Gostivar - 19, Negotinë - 18, Strugë dhe Kërçovë nga 16 secila , Shtip, Koçan, Gjevgjeli dhe Berovë nga 13, Dellçevë - 9, Sveti Nikollë - 8, Radovish dhe Probishtip nga 7, Kratovë - 6, Kriva Pallankë dhe Resnjë nga 5, Vallandovë dhe Demir Kapi nga 4, Krushev, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 2, Pehçevë - 1.
Janë konfirmuar 727 pacientë të shëruar nga coronavirusi
Sot janë regjistruar 25 viktima të moshës 29-87 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 120.882, numri i pacientëve të shëruar është 102.201, numri i vdekjeve është 3.528, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.153./Telegrafi/


