Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: U mposhtëm nga skuadra më e mirë

2019/04/OleGunnarPep.jpg
322:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United and Josep Guardiola, Manager of Manchester City look on during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për anën pozitive të skuadrës së tij në ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 2-0 në Old Trafford, por trajneri beson se lojtarët e tij u angazhuan, porse cilësia e Citizens e bëri diferencën.

"Në fund, u mposhtëm nga skuadra më e mirë. Mirëpo, patëm një reagim nga tifozët dhe lojtarët, ishte pozitiv. Bëmë përpjekje, mirëpo nuk e rrezikuam portën shumë shpesh. Por, nuk mungoi përpjekja...".

"Natyrisht se pati dallim në cilësi dhe kjo është arsyeja pse ata janë në krye të ligës... Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë dhe varet prej neve ngushtimi i diferencës".

"Sot (e mërkurë) nuk mund të thoni se ndonjëri nga lojtarët nuk vrapoi. Mund ta kuptonit se pati tentativa dhe përqendrim. Nuk ka dyshim se janë të zhgënjyer (me rezultatin)", ka thënë Solskjaer pas ndeshjes. /Telegrafi/