Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do t'i joshte lojtarët të vijnë te Unitedi

2019/04/Solskjaeri.jpg
289:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 30: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United gives his team instructions during the Premier League match between Manchester United and Watford FC at Old Trafford on March 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer beson se kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ndihmojë Manchester Unitedin të rekrutojë lojtarë të mirë.

Trajneri i Unitedit ka folur për ambiciet e tij për pjesën tjetër të sezonit, me Unitedin që është në betejë për të në pozitat tre ose katër.

Megjithatë, ekzistojnë katër skuadra që konkurrojnë për dy vende, që do të thotë se ata kanë shumë mundësi të mbesin jashtë katërshes.

Solskjaer mendon se kualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do t'ju ndihmojë atyre në tërheqjen e lojtarëve.

 Solskjaer po mendon për sezonin e ri (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Manchester Unitedi, historia, tradita dhe potenciali ynë do të jenë gjithnjë interesante për lojtarët".

"Por ne duhet të bëjmë më mirë, të marrim rezultate më të mira dhe pastaj lojtarët do të donin të vinin këtu", ka thënë Solskjaer në konferencën e tij për shtyp. /Telegrafi/