Please enter at least 3 characters.

Solari: Meritat për fitoren ndaj Celtas i shkojnë lojtarëve, treguan karakter

2018/11/Santiago-Solari-3.jpg
233:"VIGO, SPAIN - NOVEMBER 11: Head coach Santiago Solari of Real Madrid during the La Liga match between RC Celta de Vigo and Real Madrid CF at Abanca-Balaidos on November 11, 2018 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve në fitoren 2-4 ndaj Celta Vigos.

Tekniku argjentinas e ka filluar aventurën te Los Blancos në mënyrën më të mirë të mundshme, katër ndeshjet e para i ka përfunduar të gjitha me fitore.

"Meritat për fitoren i shkojnë lojtarëve, të cilët arritën të bëjnë një ndeshje të mirë. Ishim agresiv në fazën sulmuese dhe luajtëm me personalitet".

(Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

"Fitorja erdhi sepse të gjithë treguar karakter për të kapërcyer gjërat që i kanë kaluar se fundmi".

"Benzema ishte fantastik, tregoi klas te goli i parë, por kishte edhe një paraqitje të kompletuar. Ai punoi shumë, krijoji hapësira dhe u përpurthë  mirë me skuadrën".

"Gjithashtu kemi Iscon, por ndeshja shkoi si shkoi dhe ne nuk mund të bënim zëvendësime", ka thënë Solari.

Ndeshja e ardhshme e Realit në La Liga është kundër Eibarit. /Telegrafi/