Please enter at least 3 characters.

Solari: Kritikat e CR7? Përulësia është virtyt i të mëdhenjve

2018/12/Santiago-Solari.jpg
266:"EIBAR, SPAIN - NOVEMBER 24: Head coach Santiago Solari of Real Madrid looks on prior to the start the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid CF at Ipurua Municipal Stadium on November 24, 2018 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka thënë se Juventusi është si një familje, gjë që më herët nuk e kishte hasur te klubet tjera.

Kjo paksa ishte një thumb për ish-klubet e tij, e normalisht që trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, nuk shpëtoi pa u pyetur nga gazetarët në konferencën për media para ndeshjes ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.

Tekniku argjentinas në një farë mënyrë tregoi se fjalët e portugezit nuk ishin edhe aq të mira, por nuk preferoji t'i komentoi shumë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Kritikat e Ronaldos? Përulësia është virtyt i të mëdhenjve. Për këtë dhe për shumë vlera tjera ky klub ka fituar të gjitha".

"Cristiano është i joni përgjithmonë, është një histori e gjallë e Real Madridit, por ndjenjat i përkasin atij, askush nuk mund t'i gjykojë ato", ka thënë Solari.

CR7 ka thënë se ka zgjedhur Italinë për ta sprovuar vetën, ndërsa i bëri ftesë edhe Lionel Messit të luajë në Serie A.

Ronaldo tashmë ka shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e para me Zonjën e Vjetër në Serie A. /Telegrafi/