Please enter at least 3 characters.

Sokoli falënderon të gjithë te Llapi, por jo edhe drejtorin Tahir Batatina

2018/10/43408561_10156646221327243_517902584074207232_o.jpg

Bylbyl Sokoli ditë më parë u largua nga Llapi.

Por përveç largimit të Sokolit, nga klubi bardh e kaltër u largua edhe kryetari i saj Nexhat Dumnica.

Trajneri i mirënjohur kosovar pas ndeshjes ndaj Prishtinës u sulmua para banesës së tij nga disa persona të panjohur, derisa policia e Kosovës po heton rastin.

Por pas largimit nga Llapi, tani Sokoli ka falënderuar të gjithë llapjanët për përkrahjen e madhe.

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Sokoli nuk e ka përmendur fare drejtorin e klubit Tahir Batatina, me të cilin nuk kishin marrëdhënie aq të mira.

Shkrimi i plotë i Sokolit:“Një falënderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.Një falënderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.Falënderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.Falënderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithëmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap”, shkruajti Sokoli. /Telegrafi/