Please enter at least 3 characters.

Socialistët e OSBE kërkojnë hetime për “21 janarin”

2016/01/f.0228201554915_m.jpg

“Gjatë Sesionit Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE Grupi Socialist shprehu shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Tiranë. Ai dënoi dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstruesve të paarmatosur, që rezultoi në një numër të vrarësh dhe dhjetëra të plagosur, përfshirë dhe gazetarë”, thuhet në reagimin e këtij grupimi.

Më tej, socialistët e OSBE-së, duke shprehur keqardhje për jetët e humbura, kërkuan hetim të paanshëm të ngjarjes, duke i bërë thirrje politikës që të mos ndërhyjë.

“Ftojmë autoritetet që të lejojnë një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të këtyre ngjarjeve, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit e dhunës dhe ata për vdekjet të dalin para drejtësisë. Ne e mirëpresim dialogun dhe mjetet paqësore për zgjidhjen e problemit të Shqipërisë, por insistojmë se liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar paqësisht janë vlera themelore për të gjitha vendet anëtare të OSBE ”, ka deklaruar kreu i grupit socialist Tony Lloyd. /Telegrafi/