Please enter at least 3 characters.

Skenë qesharake në Big Brother: Xuxi vrapon në oborr pasi banorët e gënjejnë se ka ardhur një dron për të

2024/12/page-39.jpg

Banorët kanë krijuar një skenë qesharake në shtëpinë më të famshme në vend.

Derisa një pjesë e tyre po qëndronin jashtë në oborr, ata vendosën që të bënin një ‘prank’ për Naim Bunjakun - Xuxin.

Gresa, Lela, Driloni dhe Sara bën një plan që t’i thonin banorit se ka ardhur një dron.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata filluan të brohorisnin duke bërë që të mendohet se ka ndodhur një gjë e tillë.

Xuxi më pas me vrap del jashtë duke menduar se kishte ardhur një dron për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Pasi mësoi që banorët po e gënjenin ai u fut menjëherë brenda dhe krijoi një situatë tejet komike. /Telegrafi/