Please enter at least 3 characters.

Skënderbeu e Laçi sprovojnë forcat në Superkupën e Shqipërisë

2016/01/sk-euml-nderbeu-e-la-ccedil-i-sprovojn-euml-forcat-n-euml-superkup-euml-n-e-shqip-euml-ris-euml_hd.jpg

Skuadra korçare luan finalen e pestë radhazi të Superkupës dhe të dytën përballë Laçit.

Dy vite më parë, “ujqërit e dëborës” fitonin nga lotaria e 11-metërshave përballë kurbinasve, teksa sot duket se do ta kenë mjaft të lehtë përballlë ish-skuadrës së Armando Cungut.

Laçi vjen në këtë betejë me një trajner të ri, me një grup lojtarësh të rinj dhe me një paraqitje mjaft të dobët në Europa Ligë, ku u eliminua që në turin e parë të eliminatoreve, edhe pse merrte pjesë në këtë kompeticion si fituese Kupës së Republikës (mundi në finale Kukësit me rezultatin 2-1).

Skënderbeu nga krahu tjetër ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve duke mbërritur një hap larg fazës së grupeve dhe pengesa në këtë drejtim quhet Dinamo e Zagrebit (Me kampionët e Kroacisë Skënderbeu do të përballet javën e ardhshme).

Djemtë e Mirel Josës p ritet të zbresin në fushë me një formacion shumë të ngjashëm me atë të sezonit të shkuar, duke qenë të siguritë se do mjaftojë vetëm pak sforco për të mbërritur tek trofeu i parë sezonal.

Me korçarët këtë javë është stërvitur dhe Andi Lila. Anësori i djathtë i kombëtares shqiptare aktualisht është pa skuadër dhe ashtu si edhe sulmuesi Hamdi Salihi në pritje të një sistemimi i bashkohen kauzës së “ujqërve të dëborës”.

Por për të dy lojtarët ndenja në Korçë duket një utopi, teksa për Andi Lilën vështirë do të jetë dhe zbritja në fushë gjatë ditës së sotme.

Finalja e Superkupës ashtu siç është bërë rit, tashmë do të luhet në Tiranë. Policia e kryeqytetit, bëjnë të ditur burime të ATSH-së, shumë shpejtë do të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me masat që do të marrë për të siguruar rendin dhe sigurinë përpara, gjatë dhe në fund të takimit.

Siç është vëzhguar nga ATSH, tek sheshi “Italia”, ku është dhe hyrja për në sektorin e tribunës qendrore të impiantit ku do të luhet finalja është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Teksa një gjë e tillë pritet të bëhet rreth orës 18:00 rreth e përqark të gjithë stadiumit. /koha.net/