Please enter at least 3 characters.

Sistem i ri altoparlantësh nga Logitech

2016/01/f.0310125848751_210.jpg

Sistemi i ri ‘surround’ përbëhet nga pesë altoparlantë, ‘subwooferi’ dhe njësi manovruese me dekoder dhe përforcues me fuqi 500W (RMS).

Z906 përmban certifikatën THX për kualitetin e reproduktimit të zërit, që e bën komponent ideal për kinemanë shtëpiake ose për sistemet e video-lojërave.

Ky sistem mund të dekodojë të gjitha kodet e zërit, duke filluar nga Dolby Digital deri te DTS.

Njësia manovruese mundëson lidhjen e këtij sistemi me gjashtë burime të ndryshme të zërit të cilët shfrytëzojnë dalje optike ose koaksiale (me bosht të përbashkët), apo RCA analog dhe dalje 3.5 milimetërshe. /Telegrafi/