Please enter at least 3 characters.

Sipas PSP-së, kandidatët për ministra janë të pastër

2017/03/PSP-28-shkurt-2017.png

Prokuroria Speciale pas kërkesës së LSDM-së për të vërtetuar "pastërtinë" e kandidatëve për ministra, njofton se asnjëri nga ata nuk është në hetim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP njoftojnë se e vetmja që nuk mund të zbulojnë është se aka procedurë parahetimore, e cila sipas ligjit për qasje në informacione, nuk lejohet të bëhet publike.

Vërtetimi i PSP-së për kabinetin e ri qeveritar që është propozuar nga Zoran Zaevi tashmë është dorëzuar në Kuvend dhe deri në mesnatë pritet të votohet./Telegrafi/