Simeone kandidat për ta marrë drejtimin e Bayernit
295:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Manager Diego Pablo Simeone of Atletico de Madrid reacts during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Diego Pablo Simeone. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images
24/02/2020
Bayern Munich ende nuk ka marrë një trajner të ri pas largimit të kroatit Niko Kovac.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë besuar postin e trajnerit Hans-Dieter Flick deri në fund të sezonit.
Bavarezët do të marrin një trajner të ri për edicionin e ardhshëm dhe Diego Simeone është kandidati kryesor.
Tekniku argjentinas ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid.
Bayerni po e monitoron situatën e tij dhe sipas mediave gjermane janë të gatshëm t’ia besojnë stolin.
Gjithsesi emrat e tjerë që janë në listën e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel aktualisht trajner i PSG-së dhe Massimiliano Allegri. /Telegrafi/


