Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina e mposhtë Besën me lehtësi

2016/01/sigal-prishtina-e-mposht-euml-bes-euml-n-me-leht-euml-si_hd.jpg

Bardhekaltërit nuk hasën në ndonjë vështirësi në xhiron e 17-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që patën punë më një kundërshtar më të dobët.

Për kampionen e dyfishtë të Kosovës shkëlqeu përforcimi i ri Jullian Mavunga i cili realizoi double-double me 20 pikë dhe 11 kërcime.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sonte, KB Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Vëllaznimin në shtëpi me rezultat 83-91.

Sigal Prishtina udhëheq në renditjen tabelare me 33 pikë, një më pak se Peja në pozitën e dytë. /Telegrafi/