Please enter at least 3 characters.

Si ta hapni shishen e verës me këpucë nëse nuk keni turjelë tapash

2017/09/1-476.jpg

Ndoshta ndonjëherë keni qenë në një situatë të këtillë: keni blerë një shishe të shtrenjtë me verë, keni ftuar miqtë apo të dashurit në darkë, keni marrë gotën, por pastaj e keni kuptuar se nuk keni turjelë (nxjerrëse) tapash

Megjithatë nuk keni nevojë të brengoseni, sepse me këtë situatë mund të ballafaqoheni edhe pa ndihmën e turjelës.

Kjo sepse ekziston një mënyrë për ta hapur shishen e verës pa turjelë tapash – ju nevojitet vetëm një këpucë! - transmeton Telegrafi.

Si ta hapni shishen e verës me këpucë?

- Vendoseni shishen e verës në një këpucë të rrafshët

- Këpucën e rrafshët përplaseni në muri – këpuca e mbron shishen e verës të mos thyhet, megjithëse nuk duhet ta goditni shumë fortë

- Shikoni si fillon të dalë tapa

- Posa të dalë tapa deri në gjysmë, hiqeni atë me dorë.

/Telegrafi/