Please enter at least 3 characters.

Shuhet tërësisht zjarri në Strugë, tre shtëpi janë djegur tërësisht, dy të tjera janë kapluar nga zjarri (Video)

2016/07/str.jpg

Tërësisht është shuar zjarri në të cilin sot pasdite tërësisht u dogjën tre shtëpi ndërsa dy të tjera u kapluan nga zjarri në bërthamën e vjetër të qytetit të Strugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komandanti i Njësitit zjarrfikës në Strugë, Minir Mahmudi ka informuar se zjarri është shuar tërësisht ndërsa dy ekipe gjenden në terren dhe e ndjekin situatën.

“Për momentin ka vetëm tym. Tërësisht u dogjën tre shtëpi të vjetra në të cilët nuk jeton askush, ndërsa dy janë kapluar nga zjarri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, deklaroi Mahmudi./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4jupdw_struga-pozar_news