Shtylla e ndan Zhegrovën dhe Juventusi nga fitorja ndaj Veronës
Juventusi ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Veronës, në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A, duke marrë vetëm një pikë pas një paraqitjeje me shumë raste, por edhe me dy shtylla.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 34-të, kur Domagoj Bradariç asistoi për Kieron Bowie, i cili i pambuluar në zonë finalizoi saktë për 1-0.
Juventusi reagoi menjëherë dhe gjatë pjesës së parë ishte disa herë pranë golit. Bremer goditi shtyllën horizontale me kokë në minutën e 26-të, por pjesa e parë nuk solli gola tjera.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 62-të, kur Dusan Vlahovic realizoi një goditje dënimi, duke e dërguar topin direkt në këndin e poshtëm të majtë për 1-1.
Trajneri i Juventusit bëri disa ndryshime gjatë ndeshjes, ku u aktivizua edhe Edon Zhegrova, i cili u shfaq menjëherë i rrezikshëm në minutat e fundit.
Zhegrova ishte shumë afër përmbysjes, por goditja e tij në minutën e 90+3’ u ndal nga shtylla, duke ia mohuar gëzimin dhe golin e parë në Serie A.
Pas këtij barazimi, Juventusi shkon në 65 pikë dhe mbetet në vendin e katërt në renditjen e Serie A, teksa gara për zonën e Ligës së Kampionëve vazhdon të jetë e fortë në javët e fundit. /Telegrafi/


