Please enter at least 3 characters.

Shtyhet gjykimi për aktivistin Pavle Bogoevski (Video)

2016/10/Per-Bogoevskin-1.jpg

Është shtyrë gjykimi për aktivistin e ''Revolucionit Laraman'', Pavle Bogoevski, të cilin Prokuroria themelore publike e akuzon për pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepra penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca është shtyrë për 14 nëntor, në ora 11 e 30, me arsyetimin se PTHP-ja, për shkaqe teknike, nuk ka mundur që të merr dëshmi nga Ministria për kulturë, që duhet të njoftojë për vlerësimin e dëmit.

Sipas Tv Nova, Bogoevski ka deklaruar se do ta pranojë akuzën vetëm atëherë kur ''krimilenët e pushtetit të përgjigjen për veprat e tyre''.

Para fillimit të seancës, në Gjykatën themelore Shkupi 1 u mbodhën një numër aktivistësh të ''Revolucionit Laraman'' për t'i dhënë mbështetjen e tyre, duke porositur se edhe ata janë pjesë e turmës dhe veprës për të cilën ngarkohet Bogoevski./Telegrafi/