Please enter at least 3 characters.

Shtyhet afati për aplikim për renovimin e shtëpive për familjet e cenueshme në Deçan

8:"Liridona

Komuna e Deçanit ka njoftuar qytetarët se është shtyrë afati për thirrjen publike për shprehje interesi në kuadër të nën-projektit: “Renovimi / Rindërtimi i Shtëpive Private për Familjet e Cenueshme”, pjesë e projektit më të gjerë “Banimi Social Adekuat”.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët e interesuar tani mund të aplikojnë deri më 08 shtator 2025, duke përfituar kohë shtesë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Ky nën-projekt synon të ndihmojë familjet në nevojë për përmirësimin e kushteve të banimit.

Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Deçanit ose të drejtohen në zyrat përkatëse të administratës komunale./Telegrafi/