Please enter at least 3 characters.

Shtohen hallet e qytetarëve të Maqedonisë

2016/01/tre-muaj-burg-p-euml-r-mjekun-q-euml-rrezikoi-jet-euml-n-e-nj-euml-pacienteje_hd.jpg

Njëzet e pesë mjekë nuk mund të plotësojnë kërkesat e qytetarëve të Maqedonisë që paraqiten në telefon për të marrë këshilla mjekësore dhe për të shfrytëzuar këshillat e mjekëve të projektit ''Alo doktor'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gripi sezonal dhe sëmundje sezonale lidhur me sëmundjet kronike, janë ankesat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga mjekët e projektit.

Deri tani, që nga themelimi i kësaj qendre më 15 shtator të vitit 2014, janë paraqitur gjithësejt 118.053 thirrje.

Ndërsa vetëm javën e fundit janë paraqitur 1422 qytetarë për të kërkuar ndihmë./Telegrafi/