Please enter at least 3 characters.

Shtetasit turq të deportuar nga Kosova dërgohen në Gjykatën e Stambollit

2018/04/thumbs_b_c_802d6d546daa48516c50d6cf312e994b.jpg

Gjashtë pjesëtarët e FETO/PDY-së të sjellë nga Kosova në Turqi janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit dhe u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Ndryshe, gjashtë pjesëtarët e FETO-s u sollën në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Pas sjelljes në Turqi, gjashtë personat i ishin dorëzuar ekipeve të Departamentit të Antiterrorit në Stamboll.