Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë: Eksperti Anthony Fauci nuk do të pushohet nga puna

2020/04/anthony-fauci-1.jpg
323:"US President Donald Trump (L) listens as Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Anthony Fauci speaks during the daily briefing on the novel coronavirus, COVID-19, at the White House on March 24, 2020, in Washington, DC. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Shtëpia e Bardhë ka mohuar që presidenti Donald Trump planfikon të largojë nga detyra ekspertin e lartë të sëmundjes së coronavirusit në SHBA, Dr. Anthony Fauci, më pak se një ditë pasi Trump rishpërndau një koment në të cilin kërkohej shkarkimi i tij.

"Ky mashtrim mediatik është qesharak - Presidenti Trump nuk po e shkarkon Dr.Fauci", thuhet në deklaratën e fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, spekulimet u nxitën kryesisht nga vetë Trump, i cili shpërndau në Twitter "Time to #FireFauci" (është koha të shkarkohet Fauci), disa orë pasi doktori deklaroi në CNN, që nëse teknikat e zbutjes do të ishin përdorur më herët, më shumë persona do të kishin shpëtuar në SHBA.

Shkencëtari i lartë ka thënë  se pandemia e coronavirusit do të përkeqësohet në SHBA, ndërsa kritikoi qeverinë federale për aspekte të caktuara se si iu përgjigjen sëmundjes.

Frika dhe konfuzioni nga shpërthimet nuk janë të reja për Faucin, i cili, në më shumë se 30 vjet ka trajtuar HIV, SARS, MERS, Ebola dhe madje ka ndarë eksperiencën e tij në vitin 2001 ndaj bioterrorizmit - sulmet e antraksit./Telegrafi/