Please enter at least 3 characters.

Shtatë nominime, por pa asnjë statujë: A është Glenn Close humbësja më e madhe e Oscarëve?

2019/02/GettyImages-1131904958-e1551101206447.jpg
239:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: (L-R) Samuel L. Jackson and Glenn Close pose for a selfie photo during the 91st Annual Academy Awards at Dolby Theatre on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Glenn Close edhe këtë vit nuk arriti të rrëmbej një çmim prestigjioz të Oscarëve.

Ajo u nominua në kategorinë për rolin më të mirë femëror në filmin "The wife".

Ajo humbi në konkurrencë me kolegen Olivia Colman, e cili fitoi një çmim për rolin në "The Favourite".

Glenn Close (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Twitter ishte duke u "djegur" natën e kaluar dhe përdoruesit e këtij rrjeti social, megjithëse e përgëzuan Colmanën, nuk mund të besonin se një tjetër aktore legjendare ikën pa fituar një Oscar.

Interesant është fakti se aktorja deri më tani ishte nominuar në shtatë rast në karrierën hollivudiane.

"Çfarë duhet të bëjë Glenn Close për të fituar një Oscar", "Glen është vrarë", "Është e pabesueshme që i ka ikur edhe një tjetër Oscar", janë vetëm disa nga komentet që u bën në rrjetet sociale pasi që aktorja shkoi në shtëpi pa një statujë të artë.

Colman gjatë fjalimit tha se Close ishte një legjendë dhe aktorja e saj e preferuar gjersa nuk priste që të takohej me të në këtë mënyrë. /Telegrafi/