Shqiptohen 387 gjoba për shkelje të masave antiCOVID-19
09/06/2021
Policia e Kosovës po vazhdon me inspektimet e rregullta për zbatim të masave antiCOVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 387 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.
Ndryshe dje janë konfirmuar 5 raste pozitive me coronavirus dhe një i vdekur. /Telegrafi/


