Shqiptarja mahnit me zë jurinë turke të ‘The Voice’ (Video)
Vitet e fundit, shumë talent shqiptarë kanë dal në muzikë dhe po korrin suksese anembanë botës.
E gjithë kjo edhe në saje të shou garues, të tillë, si The Voice dhe X Factor.
I të njëjtit rast është edhe Eugene Aliut, e cila me zërin e saj ka mahnitë jurinë e shout televiziv turk “O Ses Turkiye” (The Voice of Turkey), transmeton Telegrafi.
Këngëtarja tiranase e kaloi me sukses fazën e parë të konkurrimit duke u paraqitur me këngën Soylesin të këngëtares turke, Ebru Gundes. Kjo e fundit është edhe pjesë e jurisë së këtij shou. Madje, Eugena u bë pjesë e ekipit të kësaj këngëtareje të famshme turke.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe përkrahjen tuaj!Tani jam një nga konkurrentet e edicionit O ses Türkiye dhe uroj që rruga ime të jete sa më e gjatë. Më mjafton që ju te ndiheni të lumtur dhe krenar me mua për performancat e mia”, shkroi Eugena me këtë rast në Facebook.
Me kërkesë të jurisë, Eugena performoi edhe në gjuhën shqipe këngën Çel Pranvera dhe morri duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm dhe juria.
Vlen të theksohet se të gjithë pjesëtarët e tjerë të jurisë, lavdëruan talentin e Eugenes, por që për hir të respektit ndaj Ebru Gundes, e lejuan që këngëtarja shqiptare t’i takoj ekipit të legjendës turke. /Telegrafi/


