Please enter at least 3 characters.

Shqipëria i del në ndihmë Turqisë, dërgon një skuadër prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit

2023/02/329231563_557997422964414_2316102073846118979_n.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë dërguar disa trupa të kërkim-shpëtimit për t’i dalë në ndihmë Turqisë, pas goditjes nga tërmetetet.

Rama në një postim në Facecbook, ka shkruar se duhet bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik.

“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/