Please enter at least 3 characters.

Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t'i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në "Air Albania"

2023/11/369598319_1536885360459476_363881448145120709_n.png

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldavinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Kjo do e ndihmonte Shqipërinë që të vendosej në vazon e parë si ftuese e grupit dhe më pas të kishte mundësi më të mëdha që në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të kishte kundërshtarë më të lehtë dhe të kishte shanse për të kaluar më pas në fazën e eliminimit direkt.

Për këtë duel, Sylvinho pritet të inkuadrojë lojtarë më me pak minuta, duke bërë ndryshime në pothuajse të gjitha pjesët e fushës, raporton Telegrafi.

Thomas Strakosha mund të zë vendin e Etrit Berishës në portë, ndërsa Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Elseid Hysajt.

Ndryshime do të ketë edhe në repartin e mesfushës. Keidi Baren dhe Ernest Muçin mund të futen në vend të Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit.

Në sulm, nga minuta e parë mund të luajë Mirlind Daku (qendër) dhe Myrto Uzuni (majtas) do e nisin ndeshjen nga minuta e parë. /Telegrafi/