Please enter at least 3 characters.

"Shpëtim për Vallandovën" paralajmërojnë masa radikale nëse nuk pranohet referendumi

2017/05/Vallandova.jpg

Iniciativa qytetare "Shpëtim për Vallandovën" paralajmëroi masa radikale përderisa këshilltarët dhe komuna tentojnë të anashkalojnë qytetarët. Ata përmes një komunikate informojnë se kryetari i Këshillit të Komunës së Vallandovës nuk është përgjigjur zyrtarisht në pyetjen e qytetarëve, në afatin e paraparë me ligj prej tre ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht ata thonë se për nesër është paraparë seancë nga Këshilli i Komunës në orën 20:30, në të cilën në rend dite do të jetë edhe propozimi i iniciativës "Shpëtim për Vallandovën".

Nga kjo iniciativë ju bëjnë thirrje këshilltarëve që në seancën e nesërme të vendosin në interes të qytetarëve, në të kundërtën do të ndërmarrin masa më radikale, siç janë protestat, bllokimi i rrugëve dhe instrumente tjera demokratike./Telegrafi/