Please enter at least 3 characters.

Shpërthim tritoli në Shkodër, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.

Biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut.

Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rënë në gjurmët e autorit/ve.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autoriteteve. /Tch/