Please enter at least 3 characters.

Shpërthim në Pejë, dëmtohen dy vetura

2023/04/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 04:30 në Pejë ka ndodhur një shpërthim.

Shpërthimi ka ndodhur para derës së oborrit në pronë të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është informuar prokurori dhe rasti iniciohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/