Please enter at least 3 characters.

“Shpërthim” në një tren në metronë e Londrës, pasagjerët ikin nga paniku! (Foto)

2017/09/sf111-e1506426884775.png

Një "shpërthim" është raportuar në një tren të metrosë në Londër, duke bërë që pasagjerët të ikin në panik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët kanë raportuar një "shpërthim në shkallë të vogël" në një çantë që shkaktoi një "panik dhe ikje" në stacionin Tower Hill në Metronë e Londrës.

Policia britanike e transportit ka thënë: "Zyrtarët janë thirrur në stacionin Tower Hill pas një alarmi të zjarrit. Stacioni është i mbyllur derisa zyrtarët dhe zjarrfikësit të përgjigjen". /Telegrafi/