Please enter at least 3 characters.

Shpërthim në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

2024/04/policia-e1714940436861.jpg

Forca të shtuara policore janë parë sot në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, pas një shpërthimi që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.  

Qytetarët e kësaj lagje thonë për Telegrafin se që në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar shpërthim të fuqishëm.

Shpërthimin në këtë lagje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërkaq janë dëmtuar gjashtë vetura.

Dyshohet se cak i sulmit ishte një reper nga Prishtina. /Telegrafi/