Please enter at least 3 characters.

Shpallet i pafajshëm Nexhat Demaku

2016/04/Nexhat-Demaku-kryetar-i-Drenasit-650x358-1.jpg

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, i cili në tetor të viti të kaluar ishte dënuar me një vit e gjysmë burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, raporton KTV.

Demaku ishe dënuar nga gjykata themelore për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private.