Shorti i çerekfinales së Kupës
04/03/2016
Këto janë çiftet që do të përballen në çerekfinalen e Kupës në hendboll.
Pas shortit të tërequr në zyret e Federatës së Hendbollit të Kosovës, janë mësuar çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës, që do të luftojnë për gjysmëfinale.
Prishtina - Drenica
Kastrioti - Vëllaznimi
Drita - Besa Famiglia dhe
Vushtrria - Zhegra, janë duelet në konkurrencën e meshkujve.
Ndërsa te femrat do të ndeshen:
Istogu - Samadrexha
Kastrioti - Vushtrria
Prishtina - Vëllaznimi
Shqiponja - Drita
Ndeshjet zhvillohen në mes të këtij muaji, përkatësisht më 16 dhe 17 mars.


