Please enter at least 3 characters.

Shoqëria civile kërkon lista pa kandidatë që kanë aktakuza dhe përfaqësim gjinor më të madh

2019/09/eugen.jpg
5:"Admin

Sot është afati  fundit për dorëzimin në KQZ të listave të deputetëve nga partitë politike, e lidhur me këtë njohësit e çështjeve politike kërkojnë që në mesin e tyre të mos ketë njerëz me aktakuza dhe lista të përbehet me 50 për qind gra dhe 50 për qind burra.

E premtja është afati i fundit që partitë politike t’i dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve të tyre për deputetë, për zgjedhjet parlamentare. E njohësit e çështjeve politike thonë se partitë duhet të kenë kujdes se kë po e fusin në lista.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se është mirë që listat për deputetë të rifreskohen me emra të rinj.

“Sigurisht se do të ishte në të mirën e demokracisë, interesit publik, freskimit institucional dhe forcimit institucional që të ketë diversitet në lista, që të ketë njerëz të rinj, të aftë, të ndershëm e të përgatitur për të marrë përsipër detyrat ekzekutive e legjislative”, tha për RTV Dukagjinin, Mazllum Baraliu.

Baraliu ka shtuar po ashtu që njerëzit që kanë probleme me ligjin të mos jenë pjesë e listave për deputetë.

Ndërsa Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se partitë të praktikojnë sistemin e njohur si “Zebra”, të përfshirjes së barabartë të burrave dhe grave në lista, përcjell Telegrafi.

“Të lëvizim drejt modelit të njohur si “Zebra” që nënkupton se çdo i dyti kandidatë të jetë i gjinisë së kundërt. Po ashtu si shoqëri civile kemi bërë thirrje që partitë politike të mos përfshijnë në lista kandidatë që kanë akuza në mënyrë që të garantohet integriteti i pastër”, tha Eugen Cakolli.

Gjatë ditës ndër partitë e para që ka dorëzuar listën në KQZ ishte Lista Serbe me 17 kandidatë./Telegrafi/