Please enter at least 3 characters.

Shoqatat e luftës nderojnë me dekorata dëshmorët e lirisë

2017/05/3-61.jpg

Në 19 vjetorin e rënies heroike, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nderoi me dekorata heronjtë e kombit Agron Rrahmani dhe Bahri Fazliu.

Në  emër të familjeve të heronjve  dekoratat i pranuan e bija e dëshmorit Agron Rrahmani, Çlirimtare Rrahmani dhe nipi i Bahri Fazliut, Fahriu.

Familja Rrahmani dhe ajo Fazliu me këtë rast kanë falënderuar Organizatat e Veteranëve të luftës së UÇK-së për nderimin që iu ka bërë të rënëve.