Shokuese, sigurimi i stadiumit godet mbrojtësin e Lyonit (Video)
16/04/2017
Pas përleshjes para fillimit të ndeshjes, ku tifozët e Bastias u futën në fushë për sulmuar lojtarët e Lyonit, incidenti ka vazhduar edhe në pushimin e pjesës së parë.
Pasi një tifoz i Bastias është futur në fushë dhe pas një dialogu me portierin Anthony Lopes ka filluar përleshjen, gjërat kanë shkuar edhe më larg.
Një person nga sigurimi i stadiumit ka goditur mbrojtësin e Lyonit, Mouctar Diakhaby.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe me shumë mundësi takimi do të shtyhet. /Telegrafi/


