Please enter at least 3 characters.

Shoferi arrestohet pasi godet shenjën e komunikacionit në Landovicë dhe lëndohet një e mitur

2024/07/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova-780x439-1.jpg

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi dyshohet se në fshatin Landovicë të Prizrenit ka shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Viktima në këtë rast ka qenë një këmbësore e mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 7:30, raporton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Telegrafi/