Shkup, vritet Xhelal Ajeti
30/11/2013
Policia theksoi se një person i maskuar me kallashnikovë rreth orës 18.00 ka hyrë në çajtore duke shtënë disa plumba në trupin e Xhelal Ajetit.
Në këtë sulm është plagosur edhe një person tjetër i cili ka qenë në tavolinë me viktimën. Policia mbrëmë kishte shtuar masat e sigurisë rreth zonës ku u vra viktima, transmeton INA.
Sipas mediave maqedonase, vrasja mund të jetë si pjesë e përleshjeve të nëntokës së Shkupit, meqë Ajeti viteve të fundit ishte cak i disa sulmeve.
Në vitin 2010 në shtëpinë e tij ishte hedhur një bombë, ndërsa ishte shtënë edhe me raketahedhës. /Telegrafi/


