Please enter at least 3 characters.

Shkup, organizohet debat për shpërndarjen e lojërave të fatit

2016/01/lojerat_e_fatit_kazinote_taksta.jpg

Debat me temë "Lojërat e fatit ndaj të pafatëve - mollë sherri" do të mbahet sot në Shkup. Debati është me qëllim që të hapet çështja e shpërndarjes dhe përshtatja e shpërndarjes së mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse.

Organizatorët theksojnë se me këtë parandalohet mundësia që të krijohet klimë për qasje efikase dhe efektive të organizatave të njerëzve me nevoja të veçanta nën krijimin e politikave dhe zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

Konferencën e organizon "Polio plus" si pjesë e projektit "Margina Obscura", i cili mbështetet nga ana e Bashkimit Evropian./Telegrafi/