Please enter at least 3 characters.

Shkup: 21 aksidente në komunikacion, një person i lënduar rëndë

2018/12/aksident-2.jpg

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore në një nga gjithsej 21 aksidente që ndodhën dje në rrethinën e Shkupit.

Në nëntë aksidentet lëndime të lehta kanë marrë 14 persona, ndërsa në 11 janë shënuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se nga komunikacioni është larguar një shoferë i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi.

Me ndihmën e "merimangës" janë larguar 32 automjete./Telegrafi/