Shkon te shtëpia e prindërve të ish-bashkëshortes dhe i kërcënon, arrestohet
10/07/2020
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka shkuar te shtëpia e prindit të ish-bashkëshortes dhe i ka kërcënuar.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, rreth orës 21:30.
Ankuesja ka njoftuar policinë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


