Please enter at least 3 characters.

Shkaku i motit të keq, deri më tani janë anuluar rreth 7000 fluturime në SHBA

2022/12/876fc602-b3eb-4ae3-af43-0863c6655288.jpg
403:"Travelers check for cancelled flights at Logan International Airport in Boston, Massachusetts, on December 23, 2022. - A historic and brutal winter storm put some 240 million Americans under severe weather warnings Friday as the US faced holiday travel chaos, with thousands of flights cancelled and major highways closed. (Photo by Joseph Prezioso / AFP) (Photo by JOSEPH PREZIOSO/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Avio-kompanitë e ndryshme amerikane kanë anuluar rreth shtatë mijë fluturime deri më tani para Krishtlindjeve.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Buffalo Niagara në New York, të gjitha fluturimet e mbrëmjes janë anuluar të premten për shkak të kushteve të vështira.

Amtrak gjithashtu anuloi shumë udhëtime me trena gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke prishur planet e pushimeve për mijëra pasagjerë.

Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg tha për CNN se sistemi i aviacionit amerikan është "nën presion të jashtëzakonshëm" gjersa disa stuhi dhe erëra të forta po ndikojnë në funksionimin e aeroporteve në të gjithë vendin.

Rreth 10 për qind e fluturimeve amerikane u anuluan të enjten, tha Buttigieg. “Ne mund të shohim më shumë ndërprerje ose vonesa në trafik”, tha ai.

Ndryshe, “Southwest” anuloi 889 fluturime të premten, më shumë se një e pesta e të gjitha fluturimeve të planifikuara gjersa “Alaska Airlines” anuloi 359 prej tyre, ose 46 për qind të fluturimeve të saj. /Telegrafi/