Shi i madh në Zagreb, gjyqtari dhe UEFA vendosin ta nisin ndeshjen Kroaci - Kosovë
02/09/2017
Rreshje të mëdha të shiut kanë vështirësuar kushtet në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.
Kosova do të përballet me Kroacinë, por shiu i rrëmbyeshëm gjatë gjithë ditës ka vënë në dyshim duelin mes dy shteteve mike.
Megjithatë, edhe pse edhe në këto momente po bie shi i madh, gjyqtari kryesor i takimit ka vendosur që të provojë ta nisë ndeshjen dhe t’i vlerësojë kushtet gjatë takimit.
Shiu i rrëmbyeshëm vazhdon, kurse autoritetet e UEFA-s bashkë me gjyqtarin po ekzaminojnë kushtet e fushës minut pas minuti. /Telegrafi/


