Please enter at least 3 characters.

Shfaqja "Djali" sonte në Teatrin e Gjilanit - zbërthen dhimbjet e heshtura të familjeve moderne

Teatri i Gjilanit sjell sonte në skenë shfaqjen “Djali”, një dramë që premton të prekë thellë emocionet e publikut.

Kjo vepër trajton dhimbjet e fshehura dhe të pathëna të familjeve moderne, duke eksploruar sfidat emocionale që qëndrojnë pas pamjes së jashtme të përditshmërisë.

“Djali” është shkruar nga autori i njohur Florian Zeller dhe vjen nën regjinë e Erson Zymberit.

Në rolet kryesore do të interpretojnë aktorët; Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu dhe Tringa Hasani.

Shfaqja fillon në ora 20:00, dhe regjisori u bën thirrje të gjithë adhuruesve të teatrit që të marrin pjesë dhe të ndjekin këtë rrëfim emocional e reflektues. /Telegrafi/