Please enter at least 3 characters.

Shfaqen konceptet vizuele të Samsung Galaxy 10 Lite dhe Note 10 Lite

2019/12/Galaxy-S10-Lite-Note-10-Lite-768x480.jpg

Ajo që po shohim më lart janë me gjasë Galaxy S10 Lite (majtas) dhe Galaxy Note 10 Lite (djathtas).

Prodhuesit e konceptit, nga Android Headlines, përpiqen të sugjerojnë se si mund të duken dy modelet e përballueshme në çmim.

Sipas raportimeve, mund të presim që pajisjet të lansohen në janar.

Të dy pajisjet do të shfaqin ekranin me vrimën e kamerës selfie, Infinity O, me kamerën e përqendruar, të vetme në pjesën e përparme.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur, por shumë pyetje janë ende pa përgjigje, si pika e çmimit, dhe sa e gjatë do të jetë disponueshmëria e këtyre modeleve. /Telegrafi/