Shëndriti për Brikenën: Nuk ka lojë tjetër këtu përveç Mateos
Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 po ndërrojnë vazhdimisht dhe së fundmi ka marrë vëmendje Brikena Selmani.
Në një bisedë me Shëndrit Lumin, ky i fundit ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke vënë në diskutim strategjinë dhe qëllimet e saj brenda lojës.
Ai ka theksuar se, sipas tij, Brikena nuk ka asnjë strategji tjetër apo 'lojë' në shtëpi, përveç afrimitetit të saj me Mateo Borrin.
Kjo deklaratë duket se ka krijuar tension mes banorëve, duke nxitur diskutime dhe ndjenja të përziera brenda shtëpisë.
Ndërkohë, vetë Brikena nuk ka ngurruar të reagojë.
Ajo ka marrë guximin të përballet me Shëndritin dhe t’i kërkojë llogari për komentet e tij.
Modelja i është drejtuar hapur, duke i shprehur se nuk e priste një gjykim të tillë prej tij.
“Nuk e prita nga ti. Unë i di gjërat që kam me Mateon", ka deklaruar Brikena, duke treguar qartë se ishte ndjerë e mërzitur dhe e zhgënjyer nga komenti i Shëndritit. /Telegrafi/


