Shemi varroset të mërkurën
Shemsi Krasniqi - Shemi ka ndërruar jetë ditën e djeshme (e hënë) në moshën 64-vjeçare.
Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, ku u tha se pësoi një sulm në zemër.
I njëjti ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik, fansat por edhe te miqtë e tij të ngushtë.
Artisti Gold AG ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën (24 dhjetor).
"Kolegë e dashamirë, varrimi i Shemit bëhet nesër me 24 Dhjetor , në ora 14:00 me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë", ka shkruar ai.
Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë. /Telegrafi/


