SHBA qëndron pas sulmeve në Venezuelë, konfirmon zyrtari amerikan
03/01/2026
SHBA-të po kryejnë sulme ajrore ndaj Venezuelës, ka njoftuar një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme.
As Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni ende nuk kanë komentuar mbi raportet.
Ndryshe, tani po publikohen imazhe të shpërthimeve në Karakas, të bëra nga banorët vendas.
Dëshmitarët okularë raportuan tym që ngrihej nga hangari i një baze ushtarake.
Punonjësja e zyrës, Carmen Hidalgo, tha: “I gjithë vendi u drodh. Kjo është e tmerrshme. Dëgjuam shpërthime dhe zhurma aeroplanësh në distancë.”
"Ndjeheshim sikur po na godiste ajri", shtoi Hidalgo. /Telegrafi/


